Kylie Jenner ka treguar gjithmonë se i pëlqen jeta luksoze dhe të shpenzojë shuma marramendëse për veten e saj. Së fundmi ajo ka shpenzuar plot 50 mijë dollarë për dy çanta të firmës “Louis Vuitton”. Secila nga çantat ka kushtuar mbi 20 mijë dollarë dhe janë “limited edition”. Kylie e ka bërë blerjen e saj në dyqanin “What Goes Around Comes Around”, ku të gjitha motrat Kardashian-Jenner gjejnë aksesorë dhe çanta ekskluzive me sasi të limituar. Ylli i “Keeping Up With The Kardashinas” ka treguar shpesh se ka një dashuri të madhe për çantat dhe këtë gjë dëshiron ta trashëgojë edhe tek vajza e saj, Stormi.
https://www.instagram.com/p/Bvt_WOmHiMi/?utm_source=ig_embed
Kylie ka publikuar disa herë foto dhe video të vogëlushes, ku ajo shihet duke ecur me çanta të firmave të njohura në krahë. Vitin e kaluar Kylie ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale imazhe nga koleksioni me më shumë se 400 çanta, që i përkisinin markave si “Hermes”, “Prada”, “Louis Vuitton”, “Chanel”, “Dior” dhe “Fendi”. /revistawho.com