• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kylie Jenner dhe Rihanna bëjnë ‘xing’ me të njëjtin kostum, fansat i kundërvihen menjëherë 21-vjeçares

Klani ‘Kardashian-Jenner’ është kritikuar gjithmonë nga syri i publikut për stilin që ato kanë si dhe faktin se shumë herë kanë kopjuar apo huazuar modelin e veshjeve të personazheve të tjerë të njohur të ‘showbiz-it’ të huaj.

Disa kohë më parë, Kim u akuzua se kishte kopjuar modelen Naomi Campbell, ndërsa së fundmi kritikat i kanë shkuar Kylie Jenner. Bilionerja është hasur me komente të shumta të cilat i vinin në dukje se kostumi me motive leopardi nga ‘LaQuan Smith’ që ajo veshi disa ditë më parë, në fakt është një kopje e veshjes së Rihanna-s.

Fansat nisën të komentojnë dhe të vënë në dukje se ka qenë në fakt ylli i muzikës pop, e cila e ka veshur e para këtë kostum në muajin qershor. Pavarësisht këtij fakti 21-vjeçarja nuk ka reaguar në asnjë lloj forme, ndonëse fotot e saj së bashku me Rihanna-n kanë bërë xhiron e rrjetit në ‘Twitter’./revistawho.com