Kylie Jenner ka shpërthyer në lot për shkak të të dashurit të saj Tyga në një seri të “Keeping Up With The Kardashians”. Në një reklamë të episodit të ardhshëm që do transmetohet ditën e dielë, 18-vjeçarja shihet e lënduar nga dashuria e saj e parë.
E xhiruar në muajin nëntor pasi Kylie u nda me reperin 26-vjeçar, një ditë para ditëlindjes së tij, bukuroshja shprehet se është shumë e trishtuar. Modelja shihet teksa qan aq shumë saqë nuk mund të shpjegojë atë që ka ndodhur.