• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Ky vit ka qenë ëndrra më e bukur”, Tayna e përkufizon kështu suksesin e saj

Vetëm 1 ditë më parë reperja e njohur, Tayna solli projektin e saj më të fundit muzikor me titull ‘Bye Bye’, i cili ishte një bashkëpunim me Dafina Zeqirin. Kënga arriti të numëronte 1 milion klikime në kanalin e ‘Youtube’ pa kaluar 24 orë, ndërsa së fundmi 22-vjeçarja ka zgjedhur një skenë të klipit për të treguar gjithçka ka ndodhur këtë vit dhe për të shprehur mirënjohjen e saj.

“1 vit, 11 këngë, 1 milion ndjekës, duke filluar nga 10 mijë. Faleminderit, ky vit ka qenë ëndrra më e bukur. Ju dua”, ka shkruar Tayna në postimin e saj më të fundit në ‘Instagram’, ku shfaqet e kuruar deri në detaje dhe e veshur e gjitha në ngjyrë rozë.

Fansat kanë nxituar menjëherë të komplimentojnë pamjen dhe arritjet e artistes, ndërsa ajo është duke shijuar ende suksesin e këngës më të fundit, e cila u kthye në një hit menjëherë.

Vetëm pak ditë më parë, ajo solli një tjetër bashkëpunim me dy reperët e njohur, Mc Kresha dhe Lyrical Son, që siç tregoi vetë Tayna kanë shërbyer si një frymëzim për të sepse rrugëtimi i saj në muzikë nisi duke realizuar një ‘cover’ të këngës së tyre./revistawho.com