• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ky shqiptar ka tmerruar policinë italiane duke thirrur ISIS

Një shqiptar ka tmerruar policët dhe kalimtarët në Rimini të Italisë.

21-vjeçari ka thirrur ‘ISIS’ teksa shtrëngonte në dorë një medalje me një mbishkrim në gjuhën arabe dhe ka kërcënuar karabinierët të cilët sapo i kishin kërkuar dokumentet e identifikimit.

I riu me origjinë shqiptare është arrestuar për kundërshtim dhe dëmtim të punonjësit të policisë. Djaloshi shqiptar ka habitur policinë italiane në oborrin e banesës së një miku të tij që ndodhej në arrest shtëpie. Në fakt, ai kishte shkuar tek banesa e mikut të tij për të rregulluar biçikletën pa e ditur se miku në arrest shtëpie nuk mund të priste vizita.

Në momentin që policia e pyeti shqiptarin se ç’donte në shtëpinë e djalit në arrest shtëpie, i riu filloi të fliste përçart kundër efektivëve duke përmendur ISIS dhe duke folur në arabisht. Më pas ai sulmoi policët me një çelës anglez, ndërsa është në pritje të gjykimit që do të jepet më 28 shtator/Jeta Osh Qef.