• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“KUWTK” bën ndryshimin drastik, Kourtney largohet për të kaluar më shumë kohë me familjen

Një nga reality show-t më të mëdhenj në Amerikë, ka bërë një ndryshim që askush nuk e priste. Pas disa muajsh dyshimesh nëpër media, Kourtney Kardashian konfirmoi se po largohet nga seriali në mënyrë që të kalojë më shumë kohë me fëmijët e saj. Kourtney konfirmoi lajmin gjatë një interviste me “Entertainment Tonight”. “Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të drejtoj më shumë energjinë time atje. Nuk po them lamtumirë. Por unë mendoj se do të duhet të shihni më shumë në sezonin e ri, sezonin 18. Nuk po transmetohet akoma, por është duke u filmuar, tani, në këtë dhomë ”, u shpreh ajo. Kim dhe Khloé konfirmuan gjithashtu largimin e motrës së tyre nga shfaqja gjatë një interviste. “Ne e duam Kourtney -n dhe do të na mungojë. Njerëzit vijnë e shkojnë gjatë gjithë kohës në këtë familje. Ndihemi sikur është një derë rrotulluese, kështu që Kourtney mund të largohet dhe të kthehet. Të gjithë kthehen”, tha Khloé. Ende nuk dihet nëse Kourtney është larguar me dëshirë, apo ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve që ka patur vazhdimisht me Kim, por do zbulojmë më shumë gjatë transmetimit të sezonit të ri.