• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Who Serial

Kushi rikthehet në ekran me bashkëshortin e saj dhe fansat po çmenden

Sanaya Irani është tashmë një nga aktoret më të dashura për publikun jo vetëm indian, por edhe atë shqiptar pasi roli i saj si “Kushi” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri” e bëri shumë të famshme. Ky serial përfundoi në vitin 2015 në Indi dhe pas mbarimit Sanaya vendosi të mos merrte asnjë rol të ri në seriale të tjera. Ajo i ka munguar shumë ekranit dhe gjatë kësaj kohe ka bërë udhëtime dhe ka shijuar jetën me bashkëshortin e saj Mohit Segal. Mirëpo së fundmi vjen një lajm i mirë nga aktorja. Sanaya dhe bashkëshorti i saj do të rikthehen në ekran dhe do të jenë pjesë e spektaklit “Kitchen Champion”. Fansat e çiftit janë çmendur pas këtij lajmi të cilin e ka konfirmuar edhe vetë Sanaya dhe Mohit./revistawho.com