• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush po mundohet të ndajë Kosovën me Shqipërinë, Vesa Luma i përgjigjet me një foto krah Big Bastës

 

Vesa Luma dhe Big Basta janë një nga dyshet më të dashura të publikut shqiptar. Prej disa kohësh artistët janë zhvendosur në Zelandën e Re, nga ku ndajnë shpeshherë momente të ndryshme duke treguar se janë shumë të lumtur për jetesën atje.
Së fundmi Luma ka ndarë një ‘selfie’ krah reperit ku shfaqet duke shkëmbyer puthje me reperin. “Kush po mundohet ta ndajë Kosovën e Shqipërinë ju përshëndesim ngrohtësisht, bashkë përgjithmonë”, ka shkruar Vesa krah postimit të saj të fundit në ‘Instagram’. Big Basta dhe Vesa gëzojnë një marrëdhënie të shëndetshme prej shumë vitesh dhe duket se gjërat nuk kanë ndryshuar në asnjë moment për çiftin. Ky fakt i ka bërë ata edhe personazhet më simpatikë dhe të dashur për audiencën shqiptare./revistawho.com