• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kush është kjo vajzë?”, Nevina Shtylla ndryshon tërësisht ‘look’

Gjatë këtyre viteve që ka qenë pjesë e ekranit, Nevina Shtylla ka qenë ndër të paktat moderatore që i ka qëndruar besnike pamjes së saj. Megjithatë edhe ajo ka vendosur të heqë dorë nga pamja e zakonshme me flokë të zinj, duke ndryshuar tërësisht ‘look’. Nevina ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet se ka lyer flokët në një ngjyrë më të çelët që shkon drejt nuancave të ngjyrës së mjaltit.

“Kush është kjo vajzë?”, ka shkruar moderatorja bashkangjitur fotos, duke treguar pamjen e re. Siç duket nga fotoja ajo i ka lyer flokët me fije të ndryshme disa në ngjyrë të verdhë e kafe dhe në këtë mënyrë duket shumë bukur.

Të gjithë ndjekësit e saj e kanë pritur mirë këtë ndryshim dhe nuk kanë nguruar që ta komplimentojnë. Më herët Nevina ka treguar se ka qenë edhe bionde, por premtoi se nuk do i lyente më flokët në këtë ngjyrë, ndaj nuk ka guxuar që t’i bëjë ata tërësisht të verdha. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE