• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush është emri i dytë i cili do të performojë krah Capital T në datë 19 shtator?

Capital T do të mbajë në datë 19 koncertin e tij të parë recital, i cili pritet të rezervojë shumë surpriza për të gjithë ndjekësit e këngëtarit ndër vite. Artisti është kujdesur për çdo detaj të koncertit, nisur nga skenografia, pijet dhe ushqimi duke bërë që të gjithë fansat të mbeten të kënaqur nga kjo mbrëmje. Përveç kësaj Capital T zbuloi se pranë tij do të performojnë edhe 4 artistë të njohur nga ‘showbiz-i’ shqiptar, gjatë koncertit në sheshin ‘Nënë Tereza’. Emri i parë i cili u bë publik ishte ai i këngëtares Dhurata Dora, ndërsa mbrëmjen e sotme Capital T ka treguar dhe emrin e reperit kosovar, Majk.

Nuk dihet se kush janë artistët e tjerë të cilët nuk do të mungojnë në datë 19 shtator, megjithatë edhe vetëm pak ditë na ndajnë të gjithëve nga surpriza e madhe./revistawho.com