• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kush e përloti aktorin e njohur Agron Llakaj? / Surpriza e papritur i vjen nga…

I ftuar natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur” ishte aktori i dashur i humorit, Agron Llakaj. Ai ishte ftuar nga moderatorja, Arbana Osmani për të surprizuar Nailen, por Arbana kishte përgatitur një kundër surprizë për Agronin. Surpriza për të ishte mbesa e tij, Adea, e cila kishte disa kërkesa për gjyshin e saj.

Para disa muajve Agron Llakaj është bërë sërish gjysh dhe për këtë arsye Adea kishte filluar të bëhej xheloze. Sipas saj gjyshi i kushtonte më shumë vëmendje nipit, Teos dhe se ajo ndihej e mënjanuar.

Agroni i emocionuar dhe i përlotur iu drejtua mbesës së tij me këto fjalë: “Gjyshi e do shumë Teon, vëllain tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”

Adea u shpreh se idhulli i saj është gjyshi dhe të gjithë duhet dijnë se ajo është mbesa e aktorit të madh, Agron Llakaj./revistawho,com