Vite më parë, telenovela spanjolle ‘Destilando amor’, tërhoqi vëmendjen e gjithë teleshikuesve duke i mbërthyer pas ekranit.
Angelica Riviera ose ndryshe ‘Gaviota’, ishte aktorja protagoniste e cila spikati me rolin e saj.
Në jetën reale, ajo u martua në vitin 2012 me Presidentin e Meksikës, Enrique Pena Nieto dhe hoqi dorë nga aktrimi.
Së fundmi Riviera ka bërë publik divorcin nga partneri i saj, 2 muaj pas përfundimit të mandatit të tij presidencial, i cili u përfshi nga skandalet.
Ajo publikoi një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’, mbi të cilën shkruajti se i kishte dhënë gjithçka martesës dhe ndiente keqardhje për këtë situatë të dhimbshme.
“Sot të gjitha energjitë, forca dhe dashuria ime janë të fokusuara në vazhdimin e të qenurit një nënë e mirë, në rikuperimin e jetës dhe karrierës sime profesionale”, tha Angelica.
Siç duket kjo ndarje e ka bërë më të fortë aktoren dhe ka bërë që ajo të rikthehet dhe njëherë atje ku e nisi gjithçka./revistawho.com