• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kur të ka humbur durimi”, Anxhela Peristeri zbulon disa momente nga xhirimet e këngës më të fundit

Pak ditë më parë, Anxhela Peristeri publikoi këngën e saj më të fundit me titull ‘Shpirti i bukur’, e cila është pritur mirë nga ndjekësit e artistes dhe tashmë numëron disa mijëra klikime në kanalin e ‘Youtube’.
Ndonëse videoklipi është pëlqyer shumë nga fansat pasi Anxhela është shfaqur me një pamje të kuruar deri në detaje dhe më tërheqëse, këngëtarja nuk ka mundur të mos zbulojë një nga prapaskenat e xhirimeve. Në videon e publikuar në ‘Instagram’ shfaqet Peristeri e nervozuar duke kërkuar që të xhirohet sa më parë pasi dielli kishte ikur.
“Prapaskenat, kur të ka humbur durimi dhe dielli po zhduket dhe ska kohë për xhirim”, ka shkruar Anxhela krah videos ku ka etiketuar mikun e saj, Ardit duke iu drejtuar se e dinte që ia kishte “nxirë” gjatë këtij momenti.
Menjëherë pas këtij postimi fansat kanë nisur ta komplimentojnë sërish për pamjen e saj duke u shprehur njëherazi se projekti që ajo ka sjellë i ka pëlqyer shumë./revistawho.com