• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Kur talenti rrjedh në gen”, Soni Malaj tregon se pasionin për muzikën e ka të trashëguar nga nëna

Në 1 maj Soni Malaj mbajti një koncert recital në “Amfiteatrin e Liqenit Artificial”, ku performoi disa nga hitet e saj më të bukura ndër vite. I gjithë publiku e kishte pritur prej kohësh këtë koncert nga ana e artistes, ndaj Soni dha maksimumin e saj në skenë.

View this post on Instagram

Mbreme ishte nje nate magjike 🙏🏻❤️

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

Ajo sot renditet si një këngëtaret më të mira dhe këtë e vërtetoi në 1 maj. Megjithatë duket se suksesin e ka arritur jo vetëm falë punës, por edhe talentit që e ka të trashëguar nga nëna e saj. Këngëtarja ka treguar ditën e sotme se edhe e ëma ka kënduar dhe është ngjitur në skenë për të performuar. Soni ka publikuar në ‘Instagram’ një foto shumë të vjetër të nënës, në të cilën ajo shihet duke kënduar përpara një orkestre dhe publiku të gjerë. “Kur talenti rrjedh në gen. Mami në koncertet e saj”, ka shkruar Soni bashkangjitur fotos.

Jo më kot ekziston shprehja se dardha bie nën dardhë dhe Soni sapo na e vërtetoi këtë gjë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE