Të gjithë i njohim mirë sakrificat që duhet të kalojmë për të realizuar foton perfekte për rrjete sociale. Për çiftet ndonjëherë është e vështirë të shkrepin një foto romantike në momentin e duhur dhe këtë gjë na e vërtetuan më së miri Klea Huta dhe Elgit Doda. Dyshja e njohur kanë vendosur që këto ditë të bukura t’i shfrytëzojnë për të udhëtuar së bashku, por duket se nuk kanë arritur të realizojnë atë foton që dëshironin. Klea ka ndarë me të gjithë një situatë shumë komike që lidhet pikërisht me këtë gjë dhe që me siguri të gjithë çiftet do e kuptojnë. Në një foto që ka publikuar në ‘Instagram’ shihet Elgiti teksa mban Klean në krahë me një fytyrë të prishur. “Epo gjithë ky peisazh. Gjithë kjo kohë e bukur. Do të bësh një foto romantike dhe befas ai kupton që je bërë sa një derr. Më fal për mishin e këputur shpirt”, – ka shkruar moderatorja me shaka.
Pasi bën publike lidhjen e tyre çifti i njohur kanë qenë gjithmonë aktivë në rrjete sociale, ku ndajnë shpesh me ndjekësit e tyre momente të veçanta nga jeta private. /revistawho.com