• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kur mami bëhet shoqja jote më e mirë, ja si duket Kourtney duke kërcyer pranë djalit të saj 10-vjeçar

Djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian, Mason Disick duket se është rritur kaq shumë nga video e tij më e fundit e publikuar në ‘TikTok’. Ai ka ndarë me të gjithë një video ku shfaqet duke kërcyer me muzikë së bashku me mamanë e tij, e cila e shoqëron njësoj në çdo lëvizje.

Ajo çfarë bie në sy nga pamjet është ngjashmëria e madhe e djalir me babain e tij, Scott Disick, teksa ndjekësit në ‘Instagram’ kanë lënë komente nga më të ndryshmet. Ata e kanë komplimentuar Kardashian për kujdesin ndaj fëmijëve, duke theksuar faktin se duken si shokë bashkë.

Kujtojmë se Kourtney është mamaja e tre fëmijëve, Mason, Penelope dhe Reign./revistawho.com