• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kur ishte brune dhe këndonte, ju kujtojmë një nga bashkëpunimet e rralla të Rezarta Shkurtës

 

Rezarta Shkurta është larguar nga muzika dhe nuk dihet me siguri nëse do të ketë një rikthim të saj, për shkak të angazhimeve me biznesin privat që zotëron. Megjithatë këngët që ka realizuar, për sa kohë ka qenë pjesë e tregut muzikor janë shumë të bukura dhe ende dëgjohen. Ajo njihet si një nga këngëtaret që ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës moderne shqiptare, ndërsa klipet kanë qenë më të pakta.

Rezarta ka bashkëpunuar vetëm dy herë gjatë karrierës së saj muzikore, një herë me grupin ‘New Porn’ dhe në rastin e dytë me Vedat Ademin në këngën ‘Iki larg’, një nga projektet më të suksesshme të dy këngëtarëve. Ky duet është ndër të rrallët që Rezarta ka realizuar dhe i përket vitit 2011. Në atë kohë, këngëtarja ka qenë brune dhe me balluke të kthyera anash, ndryshe nga ‘look-u’ që ka momentalisht.

Për herë të fundit, këngëtarja e njohur ka publikuar një klip para dy vitesh me titullin ‘Gjysma ime’./revistawho.com