Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë! 19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË! 18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës 18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati 18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida! 18/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Kur isha në gjimnaz më thërrisnin Françeska, tmerrohem kur…”, Hygerta Sako tregon 10 gjërat që nuk i dini për të

21/03/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Kur isha në gjimnaz më thërrisnin Françeska, tmerrohem kur…”, Hygerta Sako tregon 10 gjërat që nuk i dini për të

Hygerta Sako është një nga figurat më të njohura televizive në Shqipëri. Ajo mori famë kur u shpall ‘Miss Albania’ në 1995 dhe pas këtij momenti nisi karriera e saj në televizion. Hygerta ka qenë pjesë e disa emisioneve televizive dhe për disa vite ka prezantuar ‘Festivalin e Fundvitit në RTSH’. Prej shumë kohësh Sako është edhe një nga figurat më të njohura të emisioneve sportive me programet që drejton në televizionin shtetëror.





Moderatorja e njohur përveçse njihet për programet që ka drejtuar dhe për aftësinë drejtuese në emisione, është padyshim një nga femrat më simpatike shqiptare.

Në një prononcim ekskluziv për “RevistaWho.Com” ajo ka rrëfyer 10 gjerat që nuk i dini për të.


  1. Kur isha në gjimnaz më thërrisnin Françeska sepse i mbaja flokët model francez dhe këndoja gjithmonë këngët franceze në koncertet e shkollës.
  2. Në klasë të 7-të jam renditur e treta në Olimpiadën e Matematikës në shkallë qarku edhe pse hyra rastësisht të zëvendësoja një tjetër pjesëmarrës që mungonte për arsye shëndetësore.
  3. Di të qëndis e të qep në mënyrë perfekte që në moshë fare të vogël, të gjitha tipet e mundshme të qëndisjes apo tegelave dhe thur me shtiza shumë mirë. Vetëm grepin nuk e kam dashur dhe nuk e mësova kurrë.
  4. Kur isha vërtet shumë e vogël, duke qenë se i shkoja mbrapa vëllait kudo kur ishte me shoqërinë e tij, kam mësuar që fëmijë notin, të luaj tavllën, qylin e burgun në lojën e tavllës, shah, pesëkatësh, pesëqindësh, e plot lojëra të tjera çunash të cilat i zotëroj shumë mirë edhe sot e kësaj dite.
  5. Jam e fiksuar pas makinave të shpejta e me marshe dhe manovroj mjaft mirë me makinat, sa shpeshherë mendoj që duhet të isha bërë pilote.
  6. Jam aq supersticioze, sa tmerrohem kur më pret rrugën macja e zezë, nuk e heq kurrë varësen nga qafa sepse më duket fatsjellëse dhe nuk ia puth kurrë sytë njerëzve që dua, ashtu siç nuk lejoj të m’i puthin sepse mendoj se është ters.
  7. Në klasë të pestë fillova sportin e qitjes duke qenë se kisha të dhëna shumë të mira, por e ndërpreva shumë shpejt në pamundësi për ta ndjekur. Edhe sot e kësaj dite më pëlqen të shkoj të gjuaj me çifte me pjatelë apo të gjuaj me pistoletë në poligon dhe kam një nishan shumë të mirë.
  8. Nuk kam ngrënë dhe nuk do ha kurrë bretkosa apo kukurec, sepse më duken shumë të shpifura duke ditur origjinën edhe pse mund të jenë shumë të shijshme.
  9. Që e vogël fare, ikja fshehtas nga shtëpia me dëshirën për të eksploruar. Kam humbur disa herë dhe kam merakosur familjen.
  10. Nuk besoj tek Ferri apo Parajsa por tek rimishërimi dhe jetët e mëparshme e të ardhshme. / revistawho.com
Tags: 10 gjerat qe nuk dini per muahygerta sako
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!
Breaking News

Vesa Vllasaliu dhe Mirlind Daku bëhen prindër për herë të parë!

19/12/2025
Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!
Breaking News

Zbardhet nata e dytë e Fest 64′ Salsano Rapi një monolog mbi aktualitetin, sistemin e drejtësisë dhe MJEKËSINË!

18/12/2025
U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës
Breaking News

U dërgua me urgjencë në spital, ja si është gjendja e Albës

18/12/2025
Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati
Breaking News

Fotot me Jozin pushtuan rrjetin, reagon Loredana Brati

18/12/2025
Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!
Breaking News

Lediani na e bëri që qartë që s’është ndarë nga Elhaida!

18/12/2025
Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!
Breaking News

Leonardo DiCaprio nuk e paska parë Titanikun dhe ne (s)u habitëm!

18/12/2025
Next Post
Pse njerëzit me ‘vrima në faqe’ janë unikë…

E veshur me të kuqe, aktorja e njohur i magjeps të gjithë në premierën e shfaqjes së bashkëshortit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera