• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kujtime të veçanta, këngëtarja e njohur i prezanton fëmijëve lojën që dikur e linte pa gjumë

Orgesa Zaimi i ka kushtuar pak minuta të ditës së sotme një detaji shumë të veçantë nga fëmijëria e saj. Siç ka treguar, kur ishte ende e vogël dhe teknologjia ishte ende në hapat e parë të saj këngëtarja bashkë me vëllain e saj i kushtonin disa orë lojës së famshme me heroin ‘Super Mario’. Sigurisht në atë kohë, kjo videolojë ishte ende në hapat e parë të zhvillimit të saj, ndërsa tani gjërat janë ndryshe.

“Sot ju tregova fëmijëve lojën e cila më linte pa gjumë mua dhe Norel Zaimin. Kur ishim fëmijë, muzika e preferuar, personazhi më trim dhe koha më e bukur (dhe në sfond presioni i mamit për të bërë detyrat),-shkruan këngëtarja, bashkangjitur imazhit të lojës.

Kush është një brez me Orgesën ose pak a shumë në moshë me të me siguri e mban mend këtë lojë, e cila në atë kohë ishte gjithçka për të vegjëlit dhe hapi i pari i njohjes me teknologjinë. / revistawho.com