• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kujdes! “WhatsApp-i” juaj do të përgjohet

New York Times raporton se zyrtarë të qeverisë janë duke debatuar mbi atë se si të fitojnë qasjen edhe në mesazhet e mbrojtura të “WhatsApp-it”, pas betejës së fituar me kompaninë Apple.Duke parë luftën që po shkon mes FBI dhe Apple në gjyq, disa hulumtues besojnë se juria do të detyrojë edhe “WhatsApp-i” t’i hapë mesazhet për t’i monitoruar.Aktualisht “WhatsApp-i” ka një bllokadë e cila e bënë të pamundur për këdo tjetër që të ketë qasje në ndonjë informacion të këtij aplikacioni.Me afër një miliardë përdorues aktiv në muaj, “WhatsApp-i” është bërë synim i hetuesve, të cilët dëshirojnë t’i zgjerojnë mundësitë e tyre monitoruese. Nëse ky qëllim arrihet, përdoruesit do të ishin në vazhdimësi të monitoruar nga qeveritë.