• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

KU ËSHTË SOT MONIKA ZGURO? (FOTO)

Kush nuk e mban mend Monika Zguron? Bukuroshen me sytë e shkruar që bëri për vete të gjithë jurinë e “Miss Albania 1993”, duke rrëmbyer titullin e më të bukurës shqiptare. Nga ai vit, kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe Monika vijon të ruajë të njëjtat tipare. Por, ajo ishte ndër të parat vajza me kurorë që hodhi poshtë idenë se miss-et janë vetëm të bukura. Ajo punoi në Ministrinë e Punëve të Jashtme e më pas në Diplomaci. Zguro ka qenë konsulle në Konsullatën Shqiptare në Greqi, ndërsa mësojmë se prej më shumë se një viti ajo është Konsulle në Itali, ku kryen me shumë përgjegjësi të gjitha detyrat e saj në ndihmë të emigrantëve shqiptarë.

monika 1