• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kthim në ‘origjinë’, Anxhelina Hadërgjonaj ndryshon ‘look’ pas kaq shumë kohësh bjonde

Edhe pse jeton në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj është shumë e njohur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale me foto dhe video të ndryshme dhe sigurisht, nuk mund të mos e vëmë re stilin e saj. Anxhelina pëlqen të eksperimentojë me veshjet dhe pamjen e saj, megjithatë prej kohësh ishim mësuar ta shihnim tek nuancat e bjondes. Ditën e sotme, ajo ka zbuluar në ‘Instagram’ se nuk bën më pjesë në grupin e bjondeve. Ajo ka lyer flokët e zeza, duke u kthyer kështu në brune. Edhe pse ky nuk është një ‘look’ i ri për të, ajo i ka surprizuar të gjithë me këtë ndryshim pas kaq shumë kohësh. Nuk e dimë nëse Anxhelina ka përdorur paruke, por duhet ta pranojmë se duket më bukur se kurrë./revistawho.com