• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kryeministri surprizon fëmijët që i shpëtuan tërmetit, organizon takimin me Ronaldon dhe Buffon

Aureli dhe Alesio janë dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit, duke u hedhur nga shtëpia ku banonin. Fatkeqësisht dy vogëlushët kanë humbur familjarë, megjithatë ata janë shumë të fortë dhe plot shpresë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur t’ju kthejë buzëqeshjen me një surprizë mjaft të veçantë. Ai i ka çuar në Itali, ku kanë takuar dy futbollistët e famshëm, Cristiano Ronaldo-n dhe Buffon-in.

“Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, thotë kreu i qeverisë.

Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.

“Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”, vijon më tej Rama.

Luan futboll? Pyesin një prej fëmijëve, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po

Edi Rama: Është pak mbipeshë…

Cristiano Ronaldo dhe Buffon, u kanë dhuruar djemve bluzat me emrin e tyre në të cilat kanë lënë autograf me emrin e fëmijëve.