• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kroi dhe Joeli nuk mund të dukeshin më bukur se kaq, Bieta Sulo ndan fotot më të veçanta të fundvitit krah tyre

Bieta Sulo është një nga figurat më të ëmbla të ekranit shqiptar. Ndonëse shumicën e kohës moderatorja dhe autorja e programit të pasdites në ekranin e ‘Top Channel’, publikon foto të ndryshme nga emisioni i saj, ‘Ftesë në5’, mbrëmjen e sotme ka zgjedhur të ndajë disa momente të tjera të ëmbla pranë më të dashurve të saj.
Sulo ka publikuar disa foto ku shfaqen Joel dhe Kroi së bashku në një set fotografik të realizuar posaçërisht për festa.
“Fëmijët u gëzohen dhuratave, ne atyre, dhuratave të vërteta të kësaj jete”, ka shkruar Bieta krah fotove plot ngjyra dhe atmosferë ku dallohem fytyrat e qeshura të Kroit dhe Joel.
Komentet pozitive nuk kanë munguar nga të gjithë ndjekësit e moderatores, të cilët kanë komplimentuar si çdo herë tjetër pamjen e Bietës./revistawho.com