• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kristin Prengaj: Marrëdhënia ime me Noizy-n

Është bërë trend tanimë që kur artistë të njohur të showbiz-it shqiptar postojnë një foto në profilin e tyre në instagram të krijohen scoop-e mediatike. U desh vetëm një foto që modelja e njohur shqiptare Kristin Prengaj postoi dje në instagramin e saj me reperin Noizy, që lajmi të merrte dhenë.
Sipas asaj që shkruhej Noizy shfaqej krah një femre seksi si modelja 19- vjeçare dhe ai njihej për lidhjet e tij me femrat e bukura. E siç ndodh në kësi rastesh, përmbi foton ndërtohen lajme dhe krijohen aludime të shumta, kur e vërteta është komplet ndryshe.
“Foto e publikuar i korrenspondon një fotosesioni që unë kam bërë muaj më parë për “Miss Universe Albania 2015” dhe Noizy ka qenë aty, sepse ishte i ftuar për  të kënduar”, – sqaron Kristin.
“Me të kam shoqëri shumë të mirë, por asgjë më shumë se kaq. Përfshirja ime në grupin OTR ndodhi gjatë zhvillimit të festivalit “Top Fest 12”  dhe më pas teksa unë isha pjesë e klipit të Çiljetës dhe Noizy-t ‘Gangsta Love'”, – shpjegon ajo për revistawho.com.
Nuk është hera e parë që Kristin Prengaj bie pre e lajmeve të tilla abuzive. Ajo u përfol edhe për përfshirjen e saj tek faqja “Vipat e Bllokut”, por asnjë portal nuk arriti të kontaktojë personalisht me të për të provuar vërtetësinë a atyre lajmeve.
Kristin 1
Kristin 2
Kristin 3
Kristin 4