• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Krahët e tu janë vendi më i sigurt”, Elita Rudi bën dedikimin më të bukur për Gjikon me një foto ‘të çmendur’

Elita Rudi dhe Gjiko kanë nisur prej disa ditësh tashmë pushimet e sezonit veror. Dyshja ka vendosur që destinacioni i tyre të jetë Antalya, një nga vendet më të frekuentuara nga e gjithë bota dhe sigurisht fotot apo videot në rrjete sociale nuk kanë munguar. Pas fotos të ëmbël të Gjikos ku shfaqej duke mbajtur në krah Zërin, vjen radha e Elitës. Sot moderatorja ka publikuar një foto ku shfaqet në krah të reperit, të dy duke qeshur, teksa shijonin dallgët e detit. “Një nga vendet më të sigurta është në krahët e tu. Të dua”, ka shkruar Elita krahas fotos. Ndryshe nga herët e tjera kur i kemi parë gjithmonë dyshe në pushime, këtë vit me ta është dhe vogëlushi Zëri, por pavarësisht kësaj çifti po shijon çdo moment në maksimum./revistawho.com