• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kourtney Kardashian shpërthen pasi Kendall Jenner i kërkon të heqë këpucët e pista nga makina e saj

Kourtney Kardashian është konsideruar si një prej personazheve më realistë në reality show-n ‘Keeping Up with The Kardashian’. Diferenca midis saj dhe motrave miliardere është se ajo nuk i trajton mjetet luksoze si të ishin fëmijët e saj. Për këtë arsye 40-vjeçarja dhe Kendall kanë debatuar më njëra-tjetrën në një prej serive të fundit të tyre.

Jenner u shpreh e pakënaqur me Kourtney pasi kjo e fundit u fut në makinën e modeles me këpucët me baltë. Ajo i kërkoi motrës së saj t’i hiqte këpucët dhe kjo situatë u përkeqësua pasi Kourtney i kujtoi Kendall se ishte thjeshtë një makinë. Vajzat kanë vazhduar të debatojnë, megjithatë mbetet surprizë vazhdimi i kësaj situate.

Ashtu siç ka zbuluar dhe vetë familja e famshme, seria e radhës e ‘Keeping Up With Kardashians’ pritet të rezervojë shumë surpriza për publikun e gjerë./revistawho.com