• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kourtney Kardashian më në formë se kurrë, me disa foto pranë djalit zbulon format perfekte fizike

Kourtney Kardashian ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj disa foto në te cilat shfaqej me djalin e vogël, Reign. Fansat e miliarderes kanë nisur menjëherë të komentojnë duke treguar dashuri dhe adhurim ndaj këtyre momenteve të ëmbla. Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ ka zbuluar format perfekte fizike e veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë si dhe pantallona të shkurtra në po të njëjtën ngjyrë.
Kjo nuk është hera e parë ku Kourtney tërheq vëmendjen e ndjekësve për shkak të trupit të saj i cili është komentuar gjerësisht në rrjet.
Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Kardashian u kthye nga pushimet në Evropë, ku festuan ditëlindjen e Kylie Jenner./revistawho.com