• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Konfirmohen zërat për prishjen e miqësisë? Anxhela Peristeri mungon në dasmën e Erik Lloshit

Fundjavën që sapo lamë pas Erik Lloshi kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me Romina Sablic. Në një nga komplekset më të mira në vend këngëtari i njohur i dha fund beqarisë duke festuar me miqtë dhe të afërmit e tij. Në dasmën e Erikut nuk munguan as kolegë dhe bashkëpunëtorë të shumtë të muzikës, si Aurela Gaçe, Olta Boka, Mateus Frroku, Kledi Bahiti, Blerina Braka etj.

Por në radhët e të ftuarve mungoi Anxhela Peristeri, me të cilën përflitet prej kohësh se Eriku i ka prishur raportet e miqësisë. Në ditën e martesës së këngëtarit, Peristeri ishte e pranishme në një tjetër dasmë së bashku me mikun e saj Aurel Thëllimi. Nuk dihet se për çfarë arsye ka munguar këngëtarja në dasmën e Erikut, por njëra prej tyre mund të jetë problemi që dy miqtë kanë pasur më herët me njëri-tjetrin. Në vitin 2018-të Anxhela mbajti një koncert recital dhe Lloshi nuk ishte i pranishëm, diçka që ngriti dyshimet për një ftohje të marrëdhënies mes të dyve. Megjithatë para disa muajsh e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Anxhela tha se i hedh poshtë zërat dhe se ajo e Eriku vazhdojnë të jenë miq. Por kjo mungesë e saj në dasmën e këngëtarit ndoshta nuk është e rastësishme dhe mund të konfirmojë zërat se ata të dy nuk vazhdojnë të kenë po të njëjtat raporte si më parë. Kujtojmë se Anxhela dhe Eriku kanë realizuar dy bashkëpunime së bashku “T’kam bërë të qash” dhe “S’ka si ne”. /revistawho.com