• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Komentuesja kapet me detajin në pamjen e Alketës, moderatorja i “mbyll gojën” me përgjigjen e saj

Alketa Vejsiu është një ndër personazhet më aktivë në rrjete sociale dhe për këtë arsye shpesh i duhet të përballet me reagime të ndryshme nga ana e ndjekësve të saj. Së fundmi moderatorja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi të sajën dhe njëra prej komentueseve është fokusuar në një detaj. Ndjekësja në fjalë ka vënë re gishtat e gjatë të këmbës së Alketës dhe e ka përdorur si një mënyrë për të komentuar kundër saj.

“Po na hap barkun me ato gishtat të gjithë i mbulojnë defektet ti i nxjerr”, ka shkruar ajo. Alketa nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment, ndaj i është përgjigjur ndjekëses shumë ashpër duke ju mbyllur gojën të gjithë atyre që hedhin baltë përmes rrjeteve sociale. “Tani po mendoja si t’ja bëj që të mbyll barkun ty se gishtat i kam ashtu siç i kam, të gjatë si gjithë gjymtyrët dhe si gjuha ime e gjatë që s’duhet t’ja përtonte të gjithë atyre që duan të marrin një sharrë e të m’i presin! Gishtat e mi nuk janë dru që pritem për të bërë zjarr zonjë e dashur! Unë s’merrem me pamjen e grave se janë vepra të Zotit të gjitha ashtu siç e ka bërë natyra. Por merrem me ato vidat mangut në tru që secila mundet t’i rregullojë. Këtë po mund ta ndryshosh! Ndoshta prerja e gishtave të mi do të shërbente si zëvendësim i vidave që ju mungojnë, por dua t’ju them që janë shumë të dobishëm aty ku janë dhe unë kujdesem shumë që të jenë të pastra dhe të bukura siç i sheh në foto”, ka shkruar Alketa.

Në fund ajo i ka uruar zonjës ditë të mbarë duke mbyllur edhe diskutimin me të. Menjëherë pas kësaj përgjigje moderatorja ka marrë mbështetjen e të gjithë fansave, të cilët i kanë kërkuar që të mos ju jap rëndësi personave që nuk e meritojnë. /revistawho.com