• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Komentuesit i kthehen Kim Kardashian, e akuzojnë se po kërkon të duket si zezake

Vajzat e familjes Kardashian-Jenner kanë gjithmonë njerëz që ndjekin me kujdes çdo gjë që ato bëjnë dhe shpesh herë, i komentojnë negativisht. Pasi akuzuan Khloe Kardashian për përdorimin e ‘photoshop-it’, ato i janë kthyer Kim-it dhe e kanë akuzuar se ajo po përpiqet të duket si zezake. Në fotot e fundit, të gjithë janë ‘çmendur’ nga pamja dhe trupi i saj, por zanafilla e çdo gjëje ka qenë një postim i Kim-it në ‘Twitter’. Bëhet fjalë për një vizatim, ‘Fashion Illustration’, në të cilën ajo dukej shumë më e zezë se nga çfarë është në të vërtetë, gjë që është vënë re nga ndjekësit e saj, të cilët kanë reaguar menjëherë duke iu vërsulur. Menjëherë, Hayden Williams, autori i vizatimit, ka reaguar në mbrojtje të Kim. “Vizatimet e mia nuk janë portrete, por Ilustrime dhe mënyra e stilimit është në bazë të personave që unë përzgjedh. Nëqoftëse nuk e njeh punën time apo nuk më ndjek, të lutem çoje energjinë tënde negative diku tjetër”, ka shkruar ai./revistawho.com