• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kombinimi i Bella Hadid dhe The Weeknd do ju habisë, shkak bëhet ditëlindja e këngëtarit

Bella Hadid dhe The Weeknd janë një nga dyshet më simpatike të ‘Hollywood-it’. Emrat e tyre lakohen shpesh për thashetheme nga më të ndryshmet, por pavarësisht kësaj ata tregojnë herë pas herë ndjenjat për njëri-tjetrin në rrjetet sociale si ‘Instagram’, ‘Twitter’ apo ‘Snapchat’.

Së fundmi Bella dhe The Weeknd kanë veshur rroba ushtarake, duke u kombinuar me njëri-tjetrin. Shkak për këtë është bërë ditëlindja e këngëtarit. Ai ka festuar 29-vjetorin në një event privat në një klub nate të quajtur ‘Tao’ në New York.

Fotot nga festa i ka publikuar vetë çifti dhe të dy duken mjaft simpatikë krah njëri-tjetrit./revistawho.com