• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kolegët në mbështetje të Soni Malajt: Më keni mbushur shpirtin me gëzim

Në datën 1 maj, ‘Amfiteatri’ tek Liqeni Artificial u pushtua nga tingujt e muzikës së mirë. Koncerti recital i paralajmëruar i Soni Malajt, mblodhi bashkë shumë dashamirës të muzikës së mirë dhe të gjithë ndoqën nga afër emocionet dhe energjinë që transmetoi këngëtarja e njohur.

Sigurisht që, përveç fansave të bukuroshes së ekranit, të pranishëm qenë edhe kolegë e miq të saj, postimet e të cilëve me komplimente për performancat e shkëlqyera nuk munguan. Pak minuta më parë, krahas një videoje me mbishkrim nga Aurela Gaçe, Soni i dedikoi pak fjalë të gjithë kolegëve që e mbështetën në koncertin e parë recital që mbajti.

“Dua të falenderoj të gjithë kolegët e mi, që ishin të pranishëm në koncertin tim. Më keni mbushur shpirtin me gëzim. Mbështetja që ne bëjmë për njëri-tjetrin është shumë domethënëse dhe motivuese. Prania dhe mesazhet tuaja më ngrohën zemrën. Faleminderit”,-shkruan këngëtarja krahas videos.

Siç duket, Soni e përmbushi misionin e saj me këtë koncert. Emocion, energji, kërcim, gjithçka pritet nga muzika e mirë ishte aty. /revistawho.com