Klea Huta, moderatorja e njohur e disa formateve televizive, ka vendosur të mos i ndahet më grupit krijues të “Gjeniut të Vogël”, duke vijuar me ta në një tjetër projekt siç është “Maratona e Këngës Popullore”. Spektakli që ia del të mbushë gjithmonë plot sheshet, lindi si ide e Pandi Laços, Bledi Laços dhe Adrian Hilës, të cilët kanë vendosur që drejtimin e tij ta marrë në dorë Klea. Nuk dihet ende nëse Huta do të ketë një partner ose partnere në krah, por tashmë është zyrtare që ajo do të jetë moderatore e këtij formati.