Moderatorja e njohur Klea Huta, e cila aktualisht është në tur me maratonën e këngës popullore, është surprizuar nga njerëzit e dashur me rastin e 23-vjetorit. Sot bukuroshja e ekranit shqiptar feston ditëlindjen dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat e saj. Dy sezonet e fundit Klea ka qenë moderatore e spektaklit ‘Gjeniu i vogël’ nga ku u bë dhe shumë e dashur për publikun shqiptar.