• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Klea dhe Elgiti do të bëhen prindër? Moderatorja tregon si qëndron e vërteta

Klea Huta dhe Elgit Doda kanë më shumë se një vit që kanë bërë historinë e tyre të dashurisë publike. Që nga momenti kur e pranuan lidhjen, ata kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes mediatike. Ditët e fundit në portale është aluduar për një shtatzëni të mundshme të Kleas, për shkak të disa fakteve që çonin drejt këtij mendimi. Rreth 2 javë më parë në emisionin “Prive”, Elgiti u shpreh se i kishte nisur planet për t’u bërë baba. Më pas Klea publikoi në rrjete sociale foto me tullumbace rozë, gjë që shtoi dyshimet për shtatzëni.

Por së fundmi e ftuar në emisionin “Rudina”, Klea i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e mediave. Kur u pyet nëse është i vërtetë lajmi i shtatzënisë ajo u shpreh: “Kam bërë një kërkim dhe kam parë se si duhet të jetë i kuruar imazhi në ‘Instagram’ dhe ky është kuptimi i fotos. Më ka dal nami që tek ti Rudina them sot jo dhe nesër del po, por këtë herë është realisht jo”. Më pas ajo shtoi se në të ardhmen do të donte më shumë të ishte nëna e një vajze, por edhe e një djali, sepse nuk i dihet se ç’mund të ndodhë më vonë. Kujtojmë se njohja mes Kleas dhe Elgitit nisi pasi ky i fundit ishte producenti i këngës së parë të Hutës, “Amla”, të cilën e ka në bashkëpunim me grupin “Alar Band”. /revistawho.com