• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Klajdi Haruni shpjegon se pse nuk i dha asnjë pikë Florit në “KM”

Këngëtari Klajdi Haruni, pjesëmarrës në “Kënga Magjike” është përfolur gjatë për faktin se nuk i dha asnjë pikë mikut e kolegut të tij Flori Mumajesit. Por këngëtari ka dhënë një shpjegim për gjithë këtë situatë nëpërmjet një postimi. Ai e vazhdon shkrimin:

“Kënga Magjikë tashmë ka mbaruar, çmimet u ndanë edhe pikët gjithashtu u dhanë.Një falëndërim shumë I madh shkon për të gjithë ju që më mbështësni e më frymëzoni për të ecur përpara, studion Threedots, për atë këngë që përcjell energji pozitive që është aq e bukur e plot ngjyra dhe produksionin ë festivalit Kënga Magjike.
Shumë është komentuar nëpër rrjetë sociale, portale online apo media të ndryshme pjesa e vlerësimit tim më 0 pikë ndaj atij që unë ë kam si vëlla Flori Mumajesi, e doja të bëja një sqarim për të gjithë ju.
Me shpirt e zemër do ti kisha dhënë pikët maksimalë , jo vëtëm për faktin e të qënit vllai im por edhe sepse mendoj që ishtë kënga më ë bukur e festivalit ,kënga që kishtë aq shumë shpirt , kënga që të dhuronte aq shumë emocion , pra `më fjalë të vogla` ishtë kënga fituesë e këtij festivali, gjithmonë sipas mendimit tim , por jo vetëm. Pikërisht për shkak të kësaj marrëdhënië, për vëtë faktin së të gjitha mediat e shkruara dhe vizive kishin vetëshpallur fituesin, vendosa të mos bëhëm pjesë e kësaj lojë kaq të pisët ,thashethemeve të tipit fiton Flori sepse ka futur gjithë njerëzit e tij apo lobingjeve që nuk kam fjalë si ti quaj,vendosa të mos bëhesha pjesë e gjithë kësaj shfaqje teatrale edhe pse u detyrova të mos isha vetvetja.
Shpresoj të kem mirëkuptimin e të gjithëve, Ju do Klajdi”, – përfundon këngëtari sqarimin e tij.