• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Klajda Gjosha bëhet nënë për herë të dytë, Monika Kryemadhi i dedikon fjalët më emocionuese

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, ditën e sotme ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Këtë herë Klajda është bekuar me një vajzë, duke e nisur edhe muajin gusht me shumë mbarësi. Lajmin e kanë shpërndarë kolegët e saj të LSI, të cilët kanë përcjellë urime të shumta për ish-deputeten. Mbi gjithë të tjerët, urimi më i veçantë ishte ai i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit, e cila ka publikuar në rrjete sociale foton e parë të dorës së fëmijës. Përkrah urimit të saj emocionues Kryemadhi ka zbuluar emrin e vogëlushes, Greis.

“Klajda u bë mama për herë të dytë! ‘E rrëmbeva’ këtë çast të bukur duke fiksuar në foto dorën e Greis dhe të mamit të saj. Një moment që më emocionoi dhe mbushi me gëzim. Si nënë e dy vajzave e di që si në ditën e parë, por edhe pas shumë e shumë viteve, Klajda dhe Greis do jenë gjithmonë të pandara. Dy fate të lidhura përjetë që do shoqërojnë njëra tjetrën si në ditët e bukura me diell edhe në ato të zymta me shi. Ky është fati i çdo nëne dhe vajzës së saj. Të udhëtojnë bashkë e të ndriçojnë jetët e tyre dhe të njerëzve të dashur! Të rritesh e lumtur në krahët dhe kujdesin e prindërve Greis. Ne të duam shumë”, ka shkruar kryetarja e LSI-së në postimin e saj. Kujtojmë se Klajda provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë në vitin 2014, kur solli në jetë djalin e saj të quajtur Luis. /revistawho.com