• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kjo video i thotë të gjitha, Besa kthehet pas në kohë dhe publikon videon e ëmbël me Elvana Gjatën

Besa Kokëdhima dhe Elvana Gjata kanë një miqësi të ngushtë që i ka fillesat vite më parë. Ato e kanë ruajtur shoqërinë dhe në të njëjtën kohë janë kolege shumë të mira. Sot Besa është rikthyer pas në kohë me anë të një videoje ku mund të kuptojmë shumçka për marrëdhënien e dy mikeshave. “Para dy vitesh. Nostalgji”,-ka shkruar Kokëdhima në video.

Ajo shfaqet krah Elvanës duke e përqafuar dhe të dyja së bashku bëjnë prova e luajnë muzikë me një piano përpara. Dy këngëtaret e dashura për publikun e ruajnë miqësinë jashtë ekranit, por kjo video ka treguar anën më të ëmbël të tyre. Kujtojmë se secila nga bukuroshet e ekranit po publikon aktualisht muzikë të re dhe janë goxha aktive në tregun muzikor. / revistawho.com