Një kompani birre në Florida është duke ftuar të gjithë ata që pëlqejnë birrën dhe dëshirojnë të fitojnë para. “World of Beer” është kompania e cila është në kërkim të tre praktikantëve të cilët do t’i paguajë për të udhëtuar dhe të pijnë birrë për 4 muaj. Ata do të paguhen 10 mijë euro. “ Nëse ju jeni një fotograf apo shkrimtar ne jemi duke kërkuar për ju. Pra, nëse ju doni të jetoni , të pini dhe ti tregoni historinë botës, jeni të ftuar ta ndani përvojën tuaj si një pije”-shkruan kompania. Për të aplikuar duhet të paraqesësh një kërkesë në faqen e internetit dhe të ndash një video një- minutëshe në lidhje me veten dhe interesin për pozitën, aplikantët nuk duhet të jenë qytetar të SHBA-së, por individë që kanë të drejtë të punojnë në SHBA.