• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kjo foto e Kim i ngatërron të gjithë, miliarderja e famshme në krah të Jordyn Woods?

Ndërkohë që gjithë bota po pret ribashkimin e Kylie Jenner dhe Jordyn Woods në ‘Keeping Up With The Kardashian’, ndjekësit e tyre shohin me shumë vëmendje çdo postim të familjes ‘Kardashian-Jenner’. Natën e kaluar Kim ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’ së bashku me mikën e saj të ngushtë, La Anthony, krahas së cilës kishte shkruar: “E dua shumë’.

Të gjithë ndjekësit menduan se vajza në foto në fakt ishte Jordyn, pasi ngjasonte shumë më 21-vjeçaren. Menjëherë pas këtij postimi, në llogarinë e Kim kanë mbërritur reagime dhe komente nga më të ndryshmet.

Kujtojmë se Jordyn Woods i dha fund marrëdhënies me familjen e famshme pas lajmeve të tradhtisë me Tristan thompson./revistawho.com