• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kinë, struci garon me makinat

Çudia ndodh në rrugët e qytetit kinez Foshan. Një struc është parë duke vrapuar, duke krijuar një lloj sfide me makinat që ndodheshin në atë moment në rrugë. Nëpërmjet një kamere nga ajri është shfaqur kjo ngjarje e veçantë me protagonist zogun vrapues që më pas u kap nga njerëzit. Një gazetë lokale raportoi më vonë se 2 strucë të tjerë u panë të vraponin nëpër qytet atë ditë, por asnjë prej tyre nuk mbijetoi. Mësohet se këto shpendë i përkisnin një banori të Foshanit, i cili kishte blerë 9 strucë në një treg lokal.