• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim ndërpret Kourtney-n, një intervistë e sikletshme mes motrave Kardashian

Gjatë eventit të “People’s Choice Award”, sigurisht që nuk mund të mungonte dhe familja më e famshme në botë, Kardashian.
Pak para nisjes, Kim, Kourtney dhe Khloe dhanë një intervistë për revistën E!.
Çdo gjë shkonte mirë deri në momentin kur Giuliana, pyeti motrat se veshjet e cilit stilist kishin veshur. Kourtney u përpoq të përgjigjej por nuk po e shqiptonte si duhej emrin e stilistit të saj, Naeem Khan.
Por Kim e ndërpreu duke thënë: “Ajo që ka rëndësi është që kemi vendosur diamantet KKW. Kjo është e gjitha. Të treja i kemi vendosur ato”.
“Po të shpëtoja meqënëse nuk e dije se kush të kishte veshur”, i kthehet Kim motrës së saj më të madhe.
Mesa duket ende nuk kanë mbaruar diferencat që motrat Kardashian kanë mes tyre, pavarësisht se nuk i shprehin më aq shumë sa më parë në media.