• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim Kardashian zbulon portretin e plotë të djalit dhe fansat arritën të zbulojnë një detaj

Pak javë më parë Kim Kardashian dhe Kanye West u bënë prindër për herë të katërt. Ata u bekuan me një djalë të quajtur, Psalm. Pak ditë pas lindjes Kim publikoi një fotografi të djalit, në të cilën zbuloi edhe emrin e tij. Së fundmi ajo ka publikuar një foto të tij, duke zbuluar portretin e plotë të vogëlushit. Nga fotoja duket se djali ka një ngjashmëri të madhe me motrën e tij më të vogël, Chicago. “Psalm Ye”, shkruajti Kardashian bashkangjitur fotos së djalit, duke i lënë fansat të spekulojnë se Ye është emri i mesit i tij.

View this post on Instagram

Psalm Ye

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Nëse e vërteta është kështu, do të thotë se Psalm është fëmija i vetëm i Kim dhe Kanye që do të ketë një emër mesi. Vajzat Chicago dhe North, si dhe djali Saint nuk kanë një emër të tillë. Kujtojmë se emri Psalm ka një kuptim shumë domethënës për familjen e Kanye dhe Kim, pasi ata janë inspiruar nga libri i Psalmeve në Bibël. Kanye West ka disa kohë që i është dedikuar plotësisht besimit ndaj Zotit dhe ka menduar të hapë dhe një kishë, prandaj emri Psalm është kaq  rëndësishëm për të. /revistawho.com