• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Kim Kardashian vë në lojë Taylor Swift, nxjerr linjën e saj të parfumeve në datën e rëndësishme të këngëtares

Kim Kardashian dhe Taylor Swift janë në armiqësi me njëra-tjetrën që prej vitit 2016, kur emri i këngëtares u përdor në një pjesë të tekstit të një prej videove muzikore të Kanye West. Së fundmi Kim ka bashkëpunuar me motrën e saj, Kylie-n dhe kanë vendosur që në datë 26 të lançojnë linjën e re të parfumeve të tyre.

Lidhja midis Kardashian dhe Swift në këtë situatë është se në të njëjtën datë, 29-vjeçarja do të publikojë këngën e saj më të fundit. Të gjithë fansat kanë filluar të spekulojnë se Kim e ka zgjedhur qëllimisht këtë datë për kunjë të Taylor Swift.

Ndonëse vajzat nuk kanë reaguar, komentet e ndjekësve të tyre rreth kësaj situate nuk kanë ndaluar, duke përforcuar se armiqësia midis tyre është shtuar./revistawho.com