Mëngjesin e sotëm mësohet se Kim Kardashian dhe Kanye West, zyrtarisht janë bërë prindër të dy fëmijëve. Bukuroshja 35-vjeçare, ka lindur djalë. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kim në faqen e saj zyrtare. “Kanye dhe unë kemi mirëpritur djalin tonë të vogël”, ka shkruar ajo. Më tej në portalin e yllit amerikan shënohet se si nëna, ashtu edhe i vogli janë në gjendje shumë të mirë. Kim dhe Kanye janë njëherësh edhe prindër të një vajze, North West.