• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim Kardashian promovon kremin e lëkurës, ndjekësit reagojnë me kritika të ashpra

Së fundmi Kim Kardashian ka lançuar linjën e re të produkteve të saj të bukurisë, ku përfshihet një krem trupi, i cili mbulon çdo shenjë. Kremrat e trupit janë në ngjyra të ndryshme, për t’u përshtatur me çdo lloj lëkure. Kim ka treguar se ky është një nga produktet e saj të preferuara, duke qenë se i mbulon edhe shenjat më të vogla. “E përdor këtë kur dua të mbuloj shenjat e psorias ose të përmirësoj ngjyrën e lëkurës. Lëkura ime nxihet shpejt dhe unë kam shumë vena në lëkurë dhe ky krem ka qenë sekreti im për mbulimin e tyre prej dekadash. Unë kam mësuar të jetoj me të dhe të mos ndjej pasiguri për shkak të psorias”, ka thënë Kim në një postim të sajin në ‘Instagram’.

View this post on Instagram

I’m so excited for you guys to try my new @kkwbeauty Body Collection. It consists of 3 different products (body make up, a liquid body shimmer and a loose shimmer powder). I use them all separately and sometimes all together depending on the look I am going for. This one shown above is the body Make Up. This is what I use most often. I don’t always like my legs to have shimmer on them. I use this when I want to enhance my skin tone or cover my psoriasis. I bruise easily and have veins and this has been my secret for over a decade. I’ve learned to live with and not be insecure of my psoriasis, but for days when I want to just cover it up I use this Body Makeup. My formula is so creamy and buildable and has a smooth satin finish. It builds easily for a more full coverage if needed. It launches 06.21.19 at 12pm pst at kkwbeauty.com #kkwbeauty.  Stay tuned for some videos showing how i use it all.

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Megjithatë ajo ka treguar se kjo është një zgjedhje personale, sepse askush nuk duhet të ndjehet keq për shenjat që mund të ketë në trup. Gjithsesi as këto fjalë nuk i kanë ndaluar ndjekësit në rrjete sociale të shpërthejnë në komente negative kundër Kim. Ata thonë se nëpërmjet këtyre produkteve Kim do të përcjellë mesazhin se lëkura jonë natyrale nuk është aq e mirë, prandaj shenjat e saj duhen mbuluar. Megjithatë të tilla komente nuk e kanë ndaluar Kim të vazhdojë të promovojë produktet e saj, për të cilat ndjehet aq krenare. /revistawho.com