• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim Kardashian lançon parfumin në të njëjtën datë me albumin e Taylor Swift, fansat shprehen të irrituar

Taylor Swift ka paralajmëruar më herët se në fund të këtij muaji do të publikonte albumin e saj të shtatë që do të ketë titullin “Lover”. Nga ana tjetër Kim Kardashian zbuloi dy ditë më parë se në datë 23 gusht do të hidhte në treg parfumin e ri në bashkëpunim me motrën e saj Kylie Jenner. Në fakt kjo datë korrespondon me atë të publikimit të albumit të Taylor dhe kjo gjë nuk u ka pëlqyer aspak fansave të Swift. Një pjesë prej tyre mendojnë se kjo datë nuk është një koincidencë, duke ditur raportet e këqija mes Taylor dhe Kim. “Oh pra parfumi i Kim dhe Kylie do të lançohet në të njëjtën ditë si ‘Lover’? Kjo nuk është një koincidencë”, ka shkruar dikush nga fansat e Taylor në ‘Twitter’. Një person tjetër ka përmendur faktin se kjo nuk është hera e parë që Kim publikon diçka në të njëjtën ditë me rivalen e saj. Të gjithë e njohin mirë historinë mes Taylor, Kim dhe Kanye, ndaj nuk është aspak çudi që ylli i familjes Kardashian ta bëjë këtë gjë për të shkatërruar suksesin e Swift. /revistawho.com