• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim Kardashian ka anuluar për dy orë lindjen e North për të lyer thonjtë

Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve dhe në 2013-tën solli në jetë vajzën e saj të parë, North West. Së fundmi në një emision “Foodgod: OMFG”, i drejtuar nga miku i saj i ngushtë, Jonathan Cheban, Kim ka treguar se dita e lindjes së North ka qenë shumë kaotike. Ajo ka rrëfyer se ditën e lindjes fokusi i saj ka qenë diku tjetër, sigurisht tek pamja e jashtme. “Kur shkova në shtëpi më thanë ‘Duhet të lindësh sot’. Thonjtë e mi ishin në ngjyrë të zezë, sepse ishte koha kur unë isha akoma në fazën Linkin Park After Dark. Dhe unë u thashë, ‘Oh, jo jo, unë do të lind një vajzë. Më duhet një ngjyrë rozë e lehtë për lindjen. Kështu i thashë doktorit, ‘A je i sigurt që duhet të lindë tani? A mund të më japësh dy orë kohë? Dhe ai tha, ‘Në rregull, takohemi për dy orë”, ka treguar Kim. Ajo ka zbuluar se atë ditë Kanye nuk ka qenë i pranishëm, sepse kishte udhëtuar në Zvicër megjithatë kishte arritur në kohë për lindjen e North. /revistawho.com