• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Kim dhe Kanye largohen nga jeta e “Hollywood-it”, blejnë një fermë me dy liqene

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur të largohen nga jeta e “Hollywood-it”, duke blerë një fermë rreth 1 mijë milje larg nga Kalifornia. Ferma kushton 11.4 milonë paund dhe në të ka dy liqene me pamje nga një vargmal.

E gjithë prona përfshin 3000 hektarë tokë dhe në të ka një shtëpi të përshtatshme me stilin e fermës, si dhe një hangar kuajsh.

Fëmijët e Kim dhe Kanye do të kenë mundësinë të rriten në një ambient të rrethuar nga bagëtitë dhe gjelbërimi i shumtë. Në të ka dhe një bar-restorant privat dhe një ndërtesë vetëm për evente. Burime pranë Kim dhe Kanye kanë zbuluar se ata kanë lëvizur në fermë, ndërkohë që West po përfundon albumin e tij “Jesus is King”, që pritet të publikohet në 27 shtator.

Pavarësisht kësaj lëvizje, shtëpia kryesore e familjes mbetet ajo në Kaliforni, të cilën çifti i njohur i “Hollywood-it” e ka blerë për 20.56 milionë paund. /revistawho.com